Komisioni i Sigurisë ka miratuar ditën e sotme me konsensus politik, dekretin e Presidentit Bajram Begaj i cili riktheu për rishqyrtim në Kuvend amendamentet e socialisteve për ligjin e “shtetësisë”.

Maxhoranca socialistet duket se ka reflektuar për këtë amendament i cili është konsideruar si në kundërshtim me Kushtetutën e vendit për menyren si u votuan.

Gjatë seancës së sotme, Partia Socialiste dhe opozita e përfaqësuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë kanë dhënë dakordësi për të miratuar dekretin e Presidentit, ndërkohë që dy amendamentet e miratuar nga maxhoranca jo me 84 vota janë cilësuar si jo në përputhje me Kushtetutën.

“ Ju ftoj për ta votuar dekretin, të nderuar kolegë do të doja që ta hidhnim në votim dekretin presidentit “Për kthimin e ligjit nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”. E kalojmë në votim në parim për amendamentet. Miratohet dekreti i presidentit sa i përket amendamenteve nuk janë në përputhje e Kushtetutën”, tha Nasip Naço.

Ndërkohë që Ervin Salianji ka komentuar votën pro dekretit të Presidentit, duke thënë se qëndrime të tilla do ishte mirë që ky i fundit t’i mbante edhe për nismat e tjera që kanë kontestuar nga opozita dhe te tregohej si figure unifikuese.

Diskutimet
(Salianji kërkon fjalën)

Nasip Naço: E kuptoj që po bën prova për në orën 15:00, por…

Ervin Salianji: Mos u tremb! Ta kërkova fjalën pas përfaqësuesit të Presidentit. Ne vlerësojmë qëndrimin e presidentit, votuam pro dekretit. Në shumë raste ekspertiza që ka Presidenca edhe për projektligje të tjera besoj që do t’i vlenin punës së Kuvendit. Nëse do të mbaheshin qëndrime të shprehura që më vonë do t’i kthenim në projektligje dhe ligje, janë të mirëpritura dhe arrihet dakordësia kur ka bounsense dhe te tregohej si figure unifikuese….

Nasip Naço: U vetë ofruat…

Ervin Salianji: Edhe të vetëofrohemi, nuk bëni dot gjë ju…

LEXO ARGUMENTET E PRESIDENTI
Bajram Begaj refuzon të dekretojë “ligjin për shtetësinë”! Ia kthen Kuvendit për rishqyrtim!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re