Ish kryedemokrati, Lulzim Basha e konsideron si antikushtetues ligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vitet e para në Shqipëri. Basha shprehet se kjo nismë e qeverisë shkel hapur të drejtat e tyre, ndërsa vendi nuk garanton kushte pune.

 

“Në kulmin e skandaleve e fakteve tronditëse që tregojnë se si kjo qeveri vepronte si organizatë kriminale për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish – kërkojnë t’u ndalojnë të drejtën studentëve të mjekësisë të punojnë dhe jetojnë aty ku ata duan.

 

Me ligje anti-kushtetuese dhe anti-demokratike pretendojnë të ndalojnë mjekët të largohen nga vendi. Me këtë ritëm kjo qeveri mund të kërkojë të mbyllë dhe kufinjtë, që të ndalojë emigracionin. Por si mjekët edhe të rinjtë e këtij vendi largohen se nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e paga dinjitoze, largohen nga keqqeverisja e një qeverie që vetëm për hallet e qytetarëve nuk shqetësohet”, shkruan ai.

 

Basha thekson se qeveria duhet të krijojë kushte pune dhe rritje pagash për frenimin e largimit të profesionistëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re