TIRANË

Komisioni i Ligjeve po diskuton në këto momente ndryshimet në ligjin për të dënuarit dhe për të paraburgosurit.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e pranishme në Komision theksoi  faktin se lufta kundër krimit është intensifikuar dhe pjesa dërrmuese janë goditur. Sipas saj, të dënuarit dhe personat që kanë kryer vepra të rënda penale do të ‘izolohen’ dhe do t’u ndalohet komunikimi.

“Lufta kundër krimit është intensifikuar. Grupet kriminale janë goditur. Por krimi bëhet më i sofistikuar. Eshtë konstatuar se elementë kriminal edhe pse të burgosur, vijojnë komunikimin me jashtë. Ndyshimet në ligj, parashikojnë regjim të posaçëm, si ai italian 41/Bis. L

Ligji është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese italiane dhe janë konsideruar të rregullta. Parnterët italianë kanë konsideruar se ligji duhet zbatuar edhe në Shqipëri. Ligji në perputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Nëse një person do arrestohet per vepra të rënda penale, vendoset në regjim të posaçëm për të parandaluar kontaktet me organizatën kriminale apo edhe elementë të tjerë brenda burgut. Regjimi nuk mund të jete më i gjatë se 1 vit.”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re