Ligji për teatrin me amendimet e bëra në seancën të enjtes ka mbërritur në Presidencë. Informacionet bëjnë me dije se ligji mban të njëjtin numër me të parin edhe pas ndryshimeve të bëra.
 
Ligji tek Presidenti shkon me numrin 37 datë 20.09.2018, njësoj si herën e kaluar,  Partia Socialiste e konsideron ligj të njëjtë pasi mban të njëjtin numër me të vjetrin.
 
Ndërsa Kushtetuta thotë se vendimi për dekretim ose jo bëhet brenda 20 ditësh.
 
Nga ana tjetër Partia Demokratike, e konsideron të ri ligjin dhe i jep Presidentit të Republikës të drejtën e rikthimit të ligjit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re