Kongresisti nga New Yorku, George Santos, ka akuzuar anëtarët e tjerë të Kongresit si “kriminel”.

“Brenda radhëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ka shumë kriminelë, ka njerëz me prejardhje të turpshme nga më të ndryshmet”, tha Santos në një bisedë afërsisht tre orëshe të transmetuar së fundmi në X.

Ai po i përgjigjej pyetjeve në lidhje me raportin e fundit të Komitetit të Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve kundër tij.

“Kam kolegë që shqetësohen më shumë se mos dehen çdo natë me lobistët e radhës, të cilëve do t’ua hedhin dhe do të bëjnë sikur askush nga ne nuk e di se çfarë po ndodh dhe do të shesin popullin amerikan”, tha ai.

Në fillim të këtij muaji, Komiteti i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve publikoi një raport mbi hetimin njëmujor ndaj Santos, ku thuhet se kishte “prova thelbësore” se ai “ka shkelur ligjet penale federale”.

“Në përfundim të hetimit ndaj tij, ISC (Nënkomiteti Hetimor) njëzëri arriti në përfundimin se kishte prova thelbësore që Përfaqësuesi George Santos me vetëdije bëri që komisioni i fushatës së tij të paraqiste raporte të rreme ose jo të plota në Komisionin Federal të Zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Ai akuzoi kongresistin e ri republikan të New Yorkut për përdorimin e fondeve të fushatës për “qëllime personale; i përfshirë në mashtrime në lidhje me RedStone Strategies LLC; edhe atë i angazhuar në shkelje me vetëdije dhe të qëllimshme të Aktit të Etikës në Qeverinë që lidhet me Zbulimin e tij Financiar (FD), sipas deklaratës së depozituar në Dhomën e Përfaqësuesve”.

Santos shkroi në X menjëherë pas publikimit të raportit se ai do të “mbetej i palëkundur” në luftën për të drejtat e tij dhe mbrojtjen e emrit të tij kundrejt “përballjes me armiqësitë”.

“Jam i përulur edhe një herë dhe mu rikujtua se jam njeri dhe kam të meta, por nuk do të qëndroj anash dhe të më godasin me gurë ata që kanë vetë të meta”, tha ai.

“Do të vazhdoj me misionin tim për t’u shërbyer zgjedhësve të mi deri sa të më lejohet. Megjithatë nuk do të kërkoj rizgjedhje për një mandat të dytë në 2024 pasi familja ime meriton më mirë sesa të jem nën presionin e shtypit gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.

Santos, 35 vjeç, i cili gënjeu për të kaluarën e tij gjatë fushatës së tij zgjedhore 2022, përballet me shtatë akuza për mashtrim, tre akuza për pastrim parash, një për vjedhje të fondeve publike dhe dy akuza për deklarata të rreme materiale në Dhomën e Përfaqësuesve, sipas një aktakuze në maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re