Deputeti Ligoraq Karamelo ka dhënë alarmin në Greqi pasi sipas tij, kanalet televizive dhe mediat shqiptare po e shtrembërojnë plotësisht historinë.

“Pasi arritëm t’i ruanim rrënjët dhe traditën tonë gjatë kohës së Hoxhës, ne mund ta bëjmë atë edhe tani,” – thotë Karamelo për mediat greke.

Gjatë një interviste për Channel One në emisionin “Logos kai Antiologos” ai shtoi se Grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira për shkak të politikave që po ndjek Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj tyre.

Ai tha se “nga njëra anë, Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa përmbushur kriteret e anëtarësimit dhe nga ana tjetër ajo mban marrëdhënie të ngushta me Turqinë”.

Karamelo foli për atë që ai e cilëson si urrejtje kombëtare të shtetit shqiptar ndaj grekëve autoktonë të Epirit të Veriut, e cila sipas tij është shfaqur më e dukshme përmes menaxhimit të çështjes së pronës, kryesisht në lidhje me bregdetin e Himarës, me qëllim që të ndryshojë shumica greke e këtij rajoni në shqiptare, shkruan javanews.

Ai pretendon se ekziston një marrëveshje midis Ramës dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të zhvendosur 30,000 refugjatë dhe imigrantë të paligjshëm nga Turqia për në Shqipëri, në Himarë.

“Ne kemi nevojë për shumë përgatitje për regjistrimin sa herë që të ndodhë, sepse ne jemi një përqindje e madhe. Në regjistrimin e vitit 2011, 25,000 grekë e deklaruan veten në Korçë, por shteti shqiptar numëronte vetëm 2,000,” – tha Karamelo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re