Ka përfunduar seanca ndaj Tire Alldervishi, sanitarja që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus para për ti shërbyer. Gjykata vendosi që sanitarja që mashtroi të lihet në burg.

Gjyqtarja e çështjes ishte Rexhina Merlika, ndërsa prokuror Bledar Valikaj, i cili në seancë u shpreh: Tire Alldërvishi ka mashtruar më shumë se njëherë.

“Ajo ka kërkuar fillimisht 2 mijë lekë vetëm për të futur telefonin, madje në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lekë, madje i cilësonte pak.

Tirja i jepte kallëzueses (Elkiena Sinanaj) edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Po hetojmë nëse kemi të bëjmë një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me covid 19”, tha Prokurori.

Ndërkohë që Avokatja Melina Gjeta është shprehur në seancë: ngjarja është e rëndë dhe sensisitive për opinionin. Ne  kërkojmë hetim të plotë, e hetuara e ka të pamundur të flasë. Ajo ka qenë më herët edhe më covid dhe nuk është në kushte për të qëndruar në paraburgim.

Ne i konsiderojmë provat të paligjshme, kemi prova të tjera për zbardhjen e kësaj ngjarje. Kërkojmë zbutjen e masës së sigurisë, ose caktimin e një mase arrest në burg për 30 ditë sa ne të dorëzojmë prova të reja.

Prokurori : Në faktet e deritanishme, Tire Alldervishi, rezulton se me anë të gënjeshtrës ka përvetësuar vlera monetare. Më tej do bëhet sekuestrim i kartelave dhe dokumenteve të tjera në spital për të parë nëse ka implikime të tjera.

Pas të gjitha këtyre gjykata vendosi masën arrest me burg për sanitaren.

Kujtojmë se ngjarjen e rëndë që tronditi opnionin publik, ka qenë pikërisht vajza e të sëmurës me covid, E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, Tire Alldervishi, sanitare, me arsim të mesëm, e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Akuzat e vajzës të cilës i vdiq nëna për shkak të covidit, janë faktuar me biseda në aplikacionin e komunikimit WhatsApp. E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat. Fatkeqësisht, pacientja me COVID ndërroi jetë pas 28 ditësh në luftë me këtë virus.

Gjyqtarja e çështjes i ka kërkuar prokurorit Bledar Valikaj, që për këtë rast të bëhen hetime të thelluara për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje gjerësisht për përdorur në këtë spital.

Dyshimet janë ngitur dhe nga ana e Prokurorisë pasi ka pasur disa raste që kanë denoncuar në media se kanë paguar për të futur ushqime apo celeularë brenda spitaleve Covid-19, për familjarët e tyre që kanë qenë të shtruar.

Si ndodhi mashtrimi sipas prokurorisë:

Në derë pacientes i është paraqitur një grua e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Vajza thotë se në momentin e parë i ka kërkuar një shumë prej 2000 lekësh që t’i jepte telefonin mamasë së saj.

Më pas i thotë që ta presë në lokal dhe meqë infermierët e tjerë nuk lejoheshin të shkonin në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën 10 000 lekë për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që Eltjana Sinanaj ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. vajza e viktimës nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnin ata.

Shuma e paguar në total është rreth 800.000 lekë të reja pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja sipas instruktimit të Tire Alldervishit i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë mamasë së saj.

Vajza e së ndjerës ka thënë se mamaja është ankuar se sanitarja që e kishte paguar i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, pra të gjitha nevojat personale ajo detyrohej të kryente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re