Gjykata la ne burg shtetasin Valter Bami, i arrestuar pas atentatit te kryer ne banesen e Gentjan Bejtjes ne Larushk te Fushe-Krujes, ku gjeti vdekjen kunati i tij dhe u plagosen dy femijet.

 

Bami u arrestua per dyshime mbi perfshirjen ne atentat ne kuader te kontrolleve qe policia ushtroi ne zonen e Fushe-Krujes.

 

Gjate kontrolleve, Valter Bamit iu gjet nje pistolete.

 

Ai zyrtarisht eshte nen akuze per armembajtje pa leje.

 

Avokati i Valter Bamit tha per mediat se gjykata po vepron ne menyre arbitrare me klientin tij, vetem per shkak te presionit dhe jo mbi bazen e provave.

 

:”Diten e ngjarjes klienti im ishte me nenen dhe femijet. Ai ka qene ne banese, nuk ka lidhje me atentatin . Ai deklaroi cdo gje qe kishte ne telefonin e tij, madje ka dorezuar edhe pamjet filmike te baneses se tij. Gjykata po voton dhe po jep vendime ne kushtet e presionit’ , tha avokati i Valter Bamitt.

 

Gentian Bejtja, personazh i njohur per policine i kishte shpëtuar disa atentateve.

 

Mirepo kete here sulmuesit nuk patenmeshiree dhe qelluan kunatin e tij Ramazan Siano (vëllai i gruas) i cili gjeti vdekje, si plagosen dy djemtë e tij te mitur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re