Gjykata e Posaçme e Apelit ka rëzuar kërkesën e Erzen Breçanit dhe ka lënë në fuqi sekuestron e hidrocentralit “Drita” në pronësi të tij.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit tij.

Lexo edhe :Related Posts

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 22.01.2024, ora 11:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 21 akti, datë 11.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Shoqërisë {…} sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 465, datë 24.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror”, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 465, datë 24.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit tij.

Heqje të sekuestros ka kërkuar edhe avokati i Bujar Gërmizit për makinën “Mercedes Benz” si edhe lirimin e automjetit “Audi” të Besmir Murtatit.

SPAK ka sekuestruar më herët llogari bankare dhe automjete edhe Ervin Matës, ndërsa janë duke vijuar hetimet për prona të tjerë në emër të tij dhe familjarëve.

Breçani u arrestua pas zbardhjes së bisedave në aplikacionin SKY ECC, bashkë me disa të tjerë. Në pranga përfundoi edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.

Urdhër-arrestet u lëshuan në vijim të zbërthimit të bisedave në “Sky ECC”, pas operacionit të parë “Metamorfoza”, ku u zbardhën një sërë ngjarjesh kriminale dhe u vunë në pranga disa efektivë policie, biznesmenë dhe prokurorë.

Më 20 nëntor, mes të arrestuarve ishte Dedan Gjoni, shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë dhe Erzen Breçani ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit.

Ndaj Dedan Gjonit u ngrit akuza e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Sot, më 22 dhjetor, një muaj më pas, Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë arresti për Gjonin.

Ish-efektivi i lartë i uniformave blu akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje.

Për të njëjtën akuzë është kërkuar masë e dytë ndaj tij pasi Prokuroria e Posaçme ka prova të forta se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për tentativën për të vrarë Xhevdet Plakun, me “urdhër” të Rexhep Rrapit, i arrestuar sot (22 dhjetor) me urdhër të SPAK.

Mësohet se ishte Gjoni ai që nxori në pritë shënjestrën. Plaku në rrethana të paqarta i shpëtoi atentatit.

Gjoni në atë kohë ushtronte detyrën e shefit të Komisariatit të Shijakut. Ai thirri Xhevdet plaku në komisariat për ta marrë në pyetje.

Më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur t’i mbijetonte atentatit.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re