Retorikës së Ramës në takim elektorale , ku i referohet si “Like floriri”, kreu i Partisë së Lirisë i është përgjigjur duke i përmendur ato që ai i konsideron afera korruptive të kryesocialistit.

 

Në të njëjtën kohë, Meta në studion e Quo Vadis në Vizion Plus deklaroi se nuk fyhet nga retorika politike e dikujt që nuk pranon të bëjë testin e drogës dhe nuk përballet në debat.

 

“Pse Like hajduti, pse Likja bënte rrugën e Llogarasë me 600 mijë euro, atë rrugën që është sot atje. Ky i ka vajtur rruga e Arbrit 350 milionë euro deri tani, shkoni shikojeni se në çfarë gjendje katastrofe është. Flori është inceneratori, që s’ka inceneratorë dhe ka vjedhur 400 milionë euro të qytetarëve të Tiranës, ai është flori edhe ka 3 persona në kërkim e vazhdon e vjedh. Shqetësohet për autobusin falas të Belind Këlliçit që është 1/3 e kostos së asaj që ai iu vjedh qytetarëve të Tiranës dhe i tall bashkë me atë tjetrin”, theksoi Meta. “Unë nuk fyhem nga një person që nuk pranon të bëjë testin e drogës, e dyta që nuk pranon të përballet dhe e treta i cili ka dhënë shenja të qarta se është jo zot i kësaj loje, por peng i kësaj loje. Ai këto nuk i bën se ka dëshirë të madhe, por i bën se nuk ka ku të shkojë dhe ne me 14 maj do ta ndihmojmë dhe atë të dalë nga kjo përballje që e dirigjon tjetër kush”, tha Meta.

 

 

Meta theksoi se në zgjedhjet vendore të 14 majit rezultati do të jetë përfundimtar në favor të opozitës, duke theksuar se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të triumfojë dhe në bashkitë më të mëdha të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re