Në pjesën e fundit të emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News, u fol për temën e vullnetarizmit, gjë e cila u inicua pas deklaratës së bërë nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana i cili tha se ishin ngritur grupe vullnetare për emergjencat civile.

Ishte ish futbollisti i kombëtares, Andi Lila ai i cili tha se duhet të hiqej metoda e vullnetarizmit pasi nuk do të funksiononte asgjë në këtë mënyrë.

Kundër këtij konstatimi është shprehur regjisori Edmond Budina i cili tha se vullnetarizmi qytetar duhet të aplikohej më së shumti madje duhet edhe të bëhej pjesë e kurrikulave arsimore.

Pjesë nga debati:

Lila drejtuar Arbanës: Harrojeni punën vullnetare, ky është një koncept që duhet hequr tek ne. Mos dilni më duke thënë se keni ngritur grupe vullnetare nëpër fshatra sepse nuk funksionon.

Budina: Pse mos të kthejmë ne punën vullnetare? Pse mos të pastrojmë vetë ato plehra që mund të shohim në rrugë? Ne kemi përgjegjësi si qytetarë.

Osman Tafa: Puna e vullnetarëve është vetëm cështje sensibilizimi. Unë nuk shikoj vetëm solidratitet por shikoja zemrën e madhe të Kosovës që ishin drejtuar drejt Shqipërisë edhe në mënyrë të paorganizuar.

Edmond Budina: Solidariteti tek shqiptarët ekziston, ne i gjendemi njëri-tjetrit, madje i gjendemi kaq shumë saqë ja marrim frymën njëri-tjetrit. Ne duhet të organizohemi më mirë, të futet edhe në shkolla lënda e organizimit qytetar.

Andi Lila: Jam falenderues për këdo që ka kontribuar, vetë nga natyra nuk më vjen për shtat që të marr merita dhe të tregoj. Por në disa raste disa gjëra duhen treguar.

Arbana: Dua të falenderoj qeverinë dhe kryeministrin Rama që ka mbaruar rindërtimin në Shijak në kohë rekord. Ne sot kemi 802 familje të strehuara në banesat e tyre, 4 shkolla që nuk i gjejmë as në BE dhe një kopësht.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re