Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në 20 vjetorin e rënies, ku janë përkujtuar martirët e masakrës së fshatit Burim të Malishevës, u vu edhe gurthemeli i kompleksit memorial të masakrës në këtë fshat, është shprehur se institucionet e Kosovës janë para një sprove të madhe.

 

Limaj është shprehur se  duhet të hetohet e të ndjekan kryerësit e të gjitha masakrave anë e kënd Kosovës.

 

Duke folur për masakrën e Burimit, Limaj tha se sot e 20 vite më parë, populli i Kosovës kishte ballafaqimin përfundimtar me forcat serbe. Ai tha se duke ruajtur kujtimin për të kaluarën, ndërtohet e ardhmja, teksa shtoi se u mbetet djemve e vajzave të reja që të ujitin lirinë e fituar me kaq shumë mund.

 

Limaj u shpreh se Lapusha, historikisht, ka ditur në momentet më të rëndësishme të kombit të rreshtohet drejt dhe asnjëherë të mos humbë hapin drejt lëvizjeve kombëtare për lirinë e popullit tonë.Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e quajti marsin muaj loti dhe gjaku.

 

Ndër të tjera limaj ka thënë se paramilitarët serbë vranë e masakruan në mënyrën më mizore njerëz të pafajshëm, gra, fëmijë e pleq.Por siç tha ai, vrasjet nuk e mundin popullin shqiptar.Ai tha se është gjaku i dëshmorëve që ujit tokën e lirisë që sot Kosova gëzon.Rrahim Morina, kryesues i kuvendit komunal të Malishevës, u shpreh se pika më e lartë e luftës u shënua pas 24 marsit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re