Artisti Limoz Dizdari, i cili ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste prej ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas shtrimit në spitalin e Durrësit, duket se gjendja e tij nuk është përmirësuar.

Gazetari dhe ish-ministri Luan Rama përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë një apel se kompozitori ka nevojë për ndihmë, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë sa nuk është vonë.

Postimi
Limos Dizdari në gjëndje të rëndë shëndetësore:
ARTISTI I MADH NË LUFTË ME VDEKJEN, SHTETI ASNJË PËRPJEKJE PËR TA SHPËTUAR!

Kompozitori i shquar i muzikës shqiptare, artisti i madh i këngës dhe i shumë veprave muzikore të gjinive të ndryshme Limos Dizdari, prej ditësh po lufton me vdekjen i shtruar në një nga pavionët e spitalit të Durrësit!
Përkushtimi profesional i mjekëve të spitalit të Durrësit po e mban në jetë në luftë me vdekjen.

Por vetëm përpjekjet e tyre nuk mjaftojnë që kompozitori që na dhuroi këngët “Këputa një gjethe dafine”, “Udhët e atdheut më thërrasim”, “Gonxhe në pemën e lirisë” e qindra këngë të tjera apo muzikën e mrekullueshme të filmave “Rrugë të bardha”, “Mësonjëtorja”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin ‘36”, “Malet me blerim mbuluar”, “Përrallë nga e kaluara” etj, ta fitojë betejën me vdekjen!

Edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit”, ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale e t’i bëhet krah Limos Dizdarit dhe familjes së tij në këtë betejë të jetës me vdekjen, sepse vepra e tij është pasuri e vyer e artit dhe kulturës së kombit.

Limos Dizdari ka nevojë për ndihmë, ke nevojë për mbështetje, ka nevojë për solidaritet njerëzor dhe shtetëror!
Bëjeni sot zotërinj të pushtetit! Nesër do të jetë vonë!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re