Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku nëna ka lindur fëmijën dhe më pas e ka futur në valixhe, duke i shkaktuar vdekjen.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ngjarja makabre ka ndodhur në lagjen 15 në qytet. Po bëhet ekspertiza e fëmijës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se nëna ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se ajo jetonte e vetëm në banesë, ku edhe ka kryer lindjen e fëmijës së saj. Fëmija është konstatuar nga bashkëshorti i gruas, i cili ka qenë emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer së fundi në Korçë.

Burime bëjnë me dije se bashkëshorti ka mohuar atësinë e fëmijës, pasi sipas tij ai ndodhej prej më shumë se një viti në shtetin grek.

Ka ende shumë pikëpyetje se kush e ka asistuar lindjen e foshnjës në banesë.

Njoftimi i Policisë: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re