E reja Ardita Muça nga Arapaj ka humbur jetën ditën e djeshme, 5 ditë pasi solli në jetë foshnjen e saj.

Familjarët e 29 vjeçares kanë paditur në polici ditën e sotme mjekët që kryen lindjen e vajzës, pasi sipas tyre kanë bërë mjekim të pakujdesshëm.

Sipas familjarëve, e reja lindi me operacion cezarian në dt 30 Qërshor në spitalin e Durrësit pas katër ditësh ka dalë nga spitali tregojnë të afërmit. Dje pasi ishte takuar me motren e saj pasi piu ujë u këput e ra në dysheme.

Faimiljarët më tej thonë se mjekët i kanë thënë atyre që 29 vjeccarja është dërguar me vonesë në spital, prandaj dhe ata kanë bërë një padi në policinë e Durrësit, në mënyrë që të zbardhet e vërteta.

Në lidhje me vdekjen e Ardita Mucës ka reaguar dhe Policia, e cila thotë se trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Njoftimi i Policise:

Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re