E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte Marigona Përvetica. 25-vjeçarja nga Kosova dhe është e apasionuar pas të bukurës dhe modës. Ajo që e bën speciale Marigonën është se ka lindur me nanizëm. Në program, ajo ka folur për pasionet e saj sepse përveç modeling-ut dhe aktrimit, ajo pëlqen edhe sportin.

“Palestra ka qenë një hob i imi. Nuk e di pse por kur kam parë video që krejt femrat me gjatësi të madhe kanë shkuar aty, pse mos shkoj dhe unë, të kem dhe unë frymëzim prej një femre që shkon në palestër.

Kur kam filuar ka qenë një turp për mua sepse nuk e di… Në jetën time kam patur motivimin që do ja dal gjithçka që ja kam premtuar vetes. Kur i kam parë ushtrimet kam menduar a do ja dal apo jo. Edhe ajo më ka turpëruar a do e bëja ushtrimin që ma dha tranjeri”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4BAB1gfCnOw?feature=oembed&w=696&h=392]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re