Skip to content

Lindi mes shqiptarësh, shuhet Karolios Papulias

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish-presidenti grek Karolos Papulias nuk jeton më.

Ai është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, pasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në politikën e fqinjit tonë jugor.

Për herë të parë ai u zgjodh president në vitin 2005 me 279 vota dhe është rizgjedhur në vitin 2010 në këtë post, duke u bërë presidenti i tretë që ka qëndruar 2 mandate në presidencë.

Ndërkohë për herë të parë në politikë ai është futur në vitin 1974 ku është bërë pjesë e PASOK-ut, duke shërbyer për 26 vite si deputet.

Ndërkohë në periudhën 1985-1989 shërbeu si ministër i Jashtëm, ndërsa në qeverinë ekumenike të Zolotas 1989-1990 shërbeu si zëvendësministër i Mbrojtjes Kombëtare. Ai u kthye në postin e ministrit të Jashtëm në vitin 1993, për të qëndruar deri në vitin 1996 me dorëheqjen e qeverisë Papandreu, në funksion të zgjedhjes së Kostas Simitis në postin e kryeministrit.

Së fundi ka qenë kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes Kombëtare dhe Punëve të Jashtme.

Por Karolios Papulias kishte një të veçantë tjetër, në raport me Shqipërinë.

Ai ishte nga fshati Voshtinë në Çamëri, në kufi me Shqipërnë, fshat që sot quhet Pogonian.

Kësisoj, ai ishte shok fëmijërie me aktorin fierak Fuat Boçi, gjithashtu nga Voshtina.

Kur ishte ministër i Jashtëm i Greqisë, në vitet ’80, Karolos Papulias bëri vizitën e parë në Shqipëri, në janar të 85-ës, në hapjen e pikës të kalimit kufitar të Kakavijës. /tesheshi.com/

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë