Skip to content

Lindi në muajin e 5-të, mjekët nuk i dhanë shpresa! Foshnja jeton mrekullisht dhe hyn në Guinness

Screenshot 88 2

 

Grand Gallery 2
 

Gif Header for Mobile

Kur Riçardi erdhi në këtë botë, peshonte më pak se 1 paund (0.453 kg). Mjekët ishin të bindur se nuk do të mund të jetonte, sepse lindja e tij ishte fare e parakohshme (në muajin e 5-të të shtatzanisë).

Por në fakt, në rastin e këtij vogëlushi të fortë, mjekët ishin të gabuar.

Vitin që lamë pas, nëna e vogëlushit u shtrua në spital. Një sërë komplikacionesh sollën lindjen e parakohshme të djalit të saj në Minesota të SHBA-ve. Riçard lindi aq i vogël, saqë prindërit e tij mund ta mbanin në pëllëmbën e një dore.

Screenshot 87 2

Për shkak të pandemisë dhe kufizimeve më të ashpra në atë kohë, prindërit e foshnjes s’mund të qëndronin në spital me djalin e tyre. Kësisoj, dy prindërit udhëtonin përditë nga shtëpia e tyre në Uinskonsin drejt qytetit Mineapolis për të parë të birin.

Pas 6 muajsh të vështirë, më në fund prindërit mundën të marrin të birin në shtëpi. Doktoresha që u kujdes për shtatzaninë dhe Riçardin, Dr. Stejsi Kern, u shpreh se ishte një moment përlotës, kur shkoi të marrë fëmijën për t’ja dhënë prindërve.

“Kur Riçardi doli nga spitali, ishte një ditë e veçantë. Mbaj mend kur e mora në krahë dhe po e mbaja. Lotët më mbushën sytë. Nuk mund ta besoja se ai djalë që po mbaja në krahë, ishte po ajo foshnje që pak muaj më parë të gjithë thonin se s’do të mund të mbijetonte”

Riçard mori dhe një çmim nga Guinness, sepse është i vetmi fëmijë në botë që ka mundur t’i mbijetojë një lindjeje kaq të parakohshme (në muajin e 5-të).

Screenshot 86 2

Në fillim të këtij muaji, Riçard festoi 1 vjetorin e tij, i rrethuar nga familja.

“Ende s’më duket e vërtetë, por njëkohësisht jam kaq shumë e lumtur”-tha nëna e 1 vjeçarit.