Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Gentiana, nëna nga Kruja, e cila në korrik të këtij viti solli në jetë Amaris, vogëlushen që lindi prematurë me peshë vetëm 800 gramë.

Pas dy muajve qëndrim në inkubator, Amaris ia doli të mbijetojë mrekullisht e sot që është tre muaj, gëzon shëndet të plotë.

Me foshnjën në krahë, Gentiana tregoi se sa të vështirë ishin ata dy muaj për të dhe bashkëshortin, pasi mjekët nuk u kishin dhënë shpresë, por fatmirësisht Amaris ia doli.

Tashmë, vogëlushja peshon 2 kg e 700 gramë dhe e ëma tregoi se është një bebe e urtë dhe e shëndetshme.

Amaris është vajza e tretë e Gentianës dhe pas saj, Genta shprehu dëshirën për të qenë nënë e një djali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re