Deputeti demokrat Flamur Noka është shprehur se Lindita Nikolla ka dalë nga kuvendi me ambulancë.

“Nikolla doli me ambulancë. Ky është Kuvendi që të përjashtosh gjithë opozitën. Të kërkosh që të heshtin dhe mos të reagojnë. A ka parlament tjetër që ndodh kjo gjë?

A ka vend që opozita kërkohet me çdo kusht që të burgohet? A mund të na thotë dikush se çfarë i ka ngelur opozitës. Jo vezët, dhe domatet, po asnjë nga qeveria, Linda e parlamentit s’do të gjejnë paqe më.

Do të kenë vetëm domate dhe në shtëpitë e tyre. Ka kaluar çdo limit ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo që t’i shohim. Ku t’i shohin ti përbaltin dhe t’i përbuzin”, tha ai

Nër të tjera, Noka tha se opozita sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit dhe se më 20 shkurt, populli opozitar i këtij vendi do të ngrihet. Ai gjithashtu tha se nuk ka frikë nga ndjekja penale.

“Nuk kam frikë nga përndjekja penale. Të jeni të sigurt se Flamur Noka ka një gjë, sa më shumë të jetë represiv regjimi, aq më shumë Flamur Noka ngrihet dhe vepron. Opozita vetëm sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit. 5 shkurti ishte një shenjë ndaj narkoregjimit që të frenojë, nuk e bëri, tani më 20 shkurt populli opozitar i këtij vendi do të ngrihet.

Ne do ta mbajmë aksionin në çdo formë dhe mënyrë, pas 20 shkurtit do shihni një fazë tjetër të opozitës në raport me Parlamentin dhe narkoregjimin”, tha Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re