Greqia dhe Turqia po jetojnë një relaksim të raporteve jo të mira mes tyre, me rrënjë historike, duke shfrytëzuar tashmë atë që po quhet “diplomacia e hallvës”.

Pas një “dreke miqësore” Erdogan-Mitsotakis të dielën në brigjet e Bosforit në Stamboll,

tashmë, prirja për ulje tensionesh e miqësi fqinjësore, si mësim nga ajo që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës, është zhvendusur te kuzhina.

Media greke i ka mëshuar fort faktit se ajo turke publikoi se si bashkëshortja e Erdoganit, Emine, në rolin e një shtëpiakeje të apasionuar pas kuzhinës, i përcjell kuzhinës greke recetën e një hallve që qe në menunë e drekës mes burrit të saj dhe Mitsotakisit.

Kështu, emisioni i mëngjesit në SKAI iu kushtuar pikërisht kësaj, hallvës dhe recetave të saj nga dy vendet, si këmbim për t’u afruar sa më shumë.

Prezantuesja e emisionit Maria Anastassopoulou futi në lojë kryekuzhinierin grek me nam, Akis Petretzikis. Ajo mori një mesazh nga shefi i njohur i kuzhinës greke, i cili pranoi sfidën për të bërë hallvën e zonjës së parë të Turqisë, më pas për t’i krahasuar të dyja. Kjo bëri që nga Presidenca turke të çonte një video me Emine Erdogan duke bërë këtë hallvë të veçantë, e cila iu dërgua ekipit të Akis Petretzikis për të bërë saktë recetën.

Në shkrimin e gazetës turke Hyrriet përmendet edhe deklarata e Dora Bakojanis dje në SKAI, se kur Emine Erdogan i ka dërguar librin e saj të gatimit, ajo i ka dërguar përkatësisht librin “Receta me histori” të nënës së saj, Marika Mitsotakis, edhe kjo e fundit me nam si specialiste kuzhine. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re