Gjykata e Posaçëm e Apelit ka zbardhur vendimin ndaj ish kryeprokurorit Adritika Llalla, i dënuar me 2 vite burg. Zbardhja e vendimit i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë që pritet të bëhet nga avokati mbrojtës i Llallës.

Sipas Apelit të Posaçëm ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë prej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani.

Gjithashtu ndaj ish kryeprokurit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

Prej ditës së dhënies së vendimit, Llalla nuk është bërë i gjallë, dhe është larguar nga vendi në fillim të muajit shtator. Sipas avokatit mbrojtës Llalla vuan nga një sëmundje e pashërueshme, që mund të përkeqësohej në rast se do të burgosej.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re