Këtë të enjte në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka ardhur një histori e veçantë, e një gruaje e cila donte të sillte në jetë vajzën e saj të parë Zanën me një teknikë të veçantë.

 

Fjolla një shqiptare nga Kosova e cila aktualisht jeton në Zvicër ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” se ajo ka dashutr që të lindë vajzën e saj të parë Zanën përmes teknikës së lindjes në ujë dhe për këtë ka pritur rreth 16 orë.

 

Fjolla tha se ajo kishte lexuar vazhdimisht se procesi më i lehtë i sjelljes së fëmijës ishte teknika e lindjes në ujë, por që fatkeqësisht nuk mundi të realizohej.

 

Pjesë nga biseda:

 

Brikena Prifti: Kishe vendosur që lindjen tënde të para ta bëje përmes teknikës së lindjes në ujë, si ka qenë eksperienca me Zanën, pasi lindja ka zgjatur 16 orë?

 

Fjolla: Fillimisht kam planifikuar një lindje në mënyrë sa më të lehtë. Isha përgatitur me të gjitha mënyrat që të kisha një lindje në ujë, por nuk është realizuar.

 

Brikena Prifti: Ti kishe vendosur që të zhvillojë një praktikë të lindjes në ujë, pse vendose kështu?

 

Fjolla: Mënyra më e lehtë e lindjes është në ujë. Doja një lindje sa më natyrale. Programimi ka qenë gjithë jetën që lindja është e vështirë. E di që në shtetet e huaja është një mundësi që ofrohet më shumë se në Kosovë dhe në Shqipëri, por nuk ka një numër të madh të kërkesave për lindje në ujë.

 

Brikena Prifti: Pse ka rreziqe më të mëdha?

 

Fjolla: Natyrisht që rreziqet janë më të mëdhaja në lindjen në ujë, nëse ndodh ndonjë problem, ndërhyrjet janë më të vështira. Pasi nëse lind në ujë nuk je në pozicion të mirë për të bërë të mundur ndërhyrjen.

 

Brikena Prifti: Megjithatë ti ke qenë e qartë për lindjen në ujë.

 

Fjolla: Fillimisht doja të kisha lindjen në ujë, por pas disa orëve kuptova që isha shumë më ndryshe. Por kur do të lindja Zanën në fund rashë dakord për të bërë injeksionin, për të patur një lindje natyrale, por nuk kam mundur ta realizojë në ujë.

 

Brikena Prifti: A ishin dakord familjarët që të lindje me këtë teknikë?

 

Fjolla: Personat e familjes ka patur që kanë lindur në mënyrë të tillë. Gjatë shtatzanisë jam afruar shumë me njerëz që kanë lindur në mënyrë natyrale. Opsioni i fundit ishte cezarian, prandaj nuk kam pranuar as këshillat e familjarëve.

 

Brikena Prifti: Ndërsa me Orën vajzën e dytë ka qenë më e lehtë?

 

Fjolla: Ka qenë lindja e ëndrrave të mia. Por duhet të them që ne duhet të njohim trupin tonë për të patur një lindje sa më të bukur.

 

Brikena Prifti: Ka ardhur gjithçka nga meditimi?

 

Fjolla: Meditimi ka ardhur që në moshë të vogël, pasi kam patur ndikim spiritual. Por një ndikim ka patur dhe nëna ime, pasi ajo na ka frymëzuar. Por meditimi më ka shtyrë edhe gjatë kohës që kam qenë në Indi, dhe tashmë meditimi ëhstë pjesë e jetës tonë. /Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re