Kryeministri Rama ka dorëzuar çekun e parë të bebeve, te nënat
që sollën në jetë fëmijën e parë për 2019-ën.   

“Tre të parët kanë ardhur fiks si për të
ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes. GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të
gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri”, shkruan
në fund Rama.

Sipas asaj çfarë shkruan shefi i qeverisë, fëmija e parë i
këtij viti, Aleksi, vëllai i dy motrave, si fëmijë i tretë, do të përfitojë 120
mijë lekë të reja. Ndërsa vajza që ka ardhur pas tij, si fëmijë i dytë në
familje, do të përfitojë 80 mijë lekë të reja. Sa i takon familjes së tretë që
ka sjellë në jetë po një vajzë, do të përfitojë 40 mijë lekë të reja.

Muaj më parë Rama shpalli politikën e re të shpërblimit për çdo
lindje, duke tentuar nxitjen e natalitetit. Lindshmëria e ulët, është një tjetër
kërcënim social për shoqërinë shqiptare.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re