Pandemia e koronavirusit duket se nuk ka kursyer as nënat shtatzana të cilat me shumë ankth dhe frikë u janë drejtuar materniteteve për të sjellë në jetë fëmijët e tyre.

Që nga konfirmimi i pacientit zero me covid 19 në vendin tonë,  deri më tani 6 gra shtatzana janë infektuar por për fat të mirë asnjëra prej tyre nuk e ka transmetuar infeksionin tek foshnja.

Ndërsa mjekët gjinekologë tregojnë itinerarin post-partum që ndjek një nënë e infektuar me COVID.

Ndërsa bluzat e bardha shprehen se misioni i tyre përtej vështirësive, tejkalon frikën.

Po cila ka qenë sfida më e madhë e mejkëve gjinekologë në këtë pandemi?

Maternitetet kanë qenë të vetmet ambient spitalore ku puna ka vazhduar normalisht. Ka patur raste që në një ditë të vetme numri i lindjeve ka arritur në 28. Edhe në mes të pandemisë, jeta vazhdon!         

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re