Që në fillimet e pandemisë, shumë kompani ajrore “parkuan” avionët e tyre dhe për të mos dështuar plotësisht, iu desh të gjenin mënyra alternative financimi. Një e ardhur e tillë e re është fluturimi i një avioni që nuk të çon askund.

“Fluturimet që nuk shkojnë askund” është një veprim që gjithnjë e më shumë linja ajrore po e fusin në praktikën e tyre të përditshme.

Bëhet fjalë për organizimin e fluturimeve që nisin dhe mbarojnë në të njëjtin aeroport. Para pandemisë, ideja e linjave ajrore që reklamojnë fluturimet në të cilat pasagjerët zbarkojnë në të njëjtin vend nga ku janë nisur do të ishte pothuajse e paimagjinueshme.

Në Japoni, Singapor dhe Australi, fluturimet një ose dy orë që kthehen në aeroportin e vendit janë bërë shumë të njohura në mesin e njerëzve që duan të udhëtojnë me avion, ku pasagjerët praktikisht “fluturojnë” vetëm me avion.

Kjo ide, sado e pakuptimtë të tingëllojë, ka hapur horizonte krejtësisht të reja për shumë kompani ajrore që po luftojnë për të mbijetuar.

Në Ukrainë, për shembull, ka gjithnjë e më shumë kompani që organizojnë turne në Çernobil me avion, ku i gjithë terreni i ish-katastrofës bërthamore mund të vizitohet me fluturim të ulët.

Gjithnjë e më shumë fluturime të tilla priten në të ardhmen e afërt dhe secili prej tyre do të zgjasë maksimumi 3 orë. Në këtë mënyrë, turistët do të mund të vizitojnë disa destinacione, të paktën nga aeroplanët, dhe linjat ajrore do të kenë një ekzistencë të sigurt.

Këto fluturime kanë ofruar mundësi unike për pasagjerët që kanë humbur përvojën e fluturimit dhe emocionet e udhëtimit, duke lejuar kompaninë të qëndrojë në biznes, duke mbajtur avionët aktivë dhe në të njëjtën kohë duke promovuar turizmin kombëtar. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re