Një linjë e re e lëvizjes ndërkombëtare të autobusëve që lidh Shqipërinë me Greqinë duket se do të hapet së shpejti.

Mediat greke shkruajnë se me vendim të ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit,  Janis Golias do të hapet linja e re Athinë – Mavromati – Himarë.

Sipas informacioneve linja e re ndjek itinerarin,Athinë – Korinth – Kiato – Xylokastro – Aigio – Patras – Agrinio – Amfilochia – Prevezë – Igumenicë – Mavromati (kufi) – Finiq – Delvinë – Sarandë  dhe Himarë.

Gjithashtu, me rregullore përkatëse, lejohet hipja e pasagjerëve nga Igumenica dhe Saranda, gjatë funksionimit të linjës Athinë – Mavromati – Himarë.

Kompanitë e transportit që dëshirojnë të shprehin interes për shërbimin e linjës së re, kanë mundësinë të paraqesin kërkesat përkatëse për dhënien e licencave, në përputhje me termat, kushtet dhe procedurën e parashikuar nga kuadri aktual institucional për dhënien e licencave ndërkombëtare rregullisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re