Pak para se presidenti Trump të tërhiqej nga praktika e cilësuar “çnjerëzore”, e ndarjes prind-fëmijë në kufi, si masë kjo seleksionuese ndaj valës së emigrantëve nga Meksika, kompanitë më të mëdha ajrore amerikane reaguan duke thënë se në avionët e tyre nuk do kishte transport fëmijësh nga kjo praktikë.

“Procesi i ndarjes së familjeve nuk është në përputhje me vlerat e American Airlines. Ne bashkojmë e nuk e ndajmë familje”, u tha në një deklaratë American Airlines, ndërkohë që edhe United, Continental Airlines dhe Frontier, mbajtën të njëjtin qëndrim.

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Oscar Munoz tha se politika që çoi në ndarjen e familjeve “është në konflikt të thellë me vlerat tona”.

 Më tej, kësaj nisme iu bashkuan edhe Delta Airlines dhe Southeest Airlines.

 “Ne nuk duam të marrin pjesë në ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre. Prandaj, apelojë për të gjithë ata që ka sjellë një vendim të tillë të mos për të përdorur shërbimet e Southëest Airlines”, deklaroi kompania.

 Si reagim ndaj kësaj fushate, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, kritikoi kompanitë duke u shprehur në një deklaratë se “ishte për të ardhur keq që transportuesit ajrorë nuk duan të bashkëpunojnë me burrat trima dhe gratë e këtij departamenti.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re