Etleva Hoxha, administratorja e një kompanie ajrore ka folur për emisionin “Eko Fax” nga Mirilda Tili në Fax News duke thënë se pritet që fluturimet të hapen më 15 qershor. Hoxha shprehet se kompanitë do të përpiqen të mos kenë rritje të kostove, por gjithçka varet nga kërkesat.

“Shpresojmë fort që të jetë data 15 qershor. Ne jemi gjithmonë gati sepse struktura është në këmbë sin ë momentin që kemi ndërprerë fluturimet. Vazhdojmë dhe jemi operativë në të gjitha strukturat përkatëse. Sapo të dalë njoftimi që do të jenë të mundura për tu kryer do të jemi në pozicion”, tha Hoxha.  Ajo shtoi se taksa e aeroportit në vend është 120-150% më e lartë në krahasim me vendet e tjera dhe çdo pasagjer duhet të paguajë 25.6 euro për aeroportin. Sipas saj, kompania ajrore Albawings do mundohet në maksimum të mos rrisë çmimet e biletave.

Ndërsa Ervin Shijaku, CEO kompania Shega trans foli për transportin ndërkombëtar tokësor që pritet të hapet në të njëjtën datë me transportin ajror. Shijaku u shpreh se mund të ketë një rritje të çmimit të biletave pasi do të ketë më pak pasagjerë. Sa i përket autobusëve urbanë, do të njihen edhe abonetë.

“Jemi në pritje të transportit ndërkombëtar ku pritet vetëm një njoftim nga qeveria për hapjen. Duke mundësuar të gjitha rregullat e reja, do të kemi rritje sepse duke udhëtuar me gjysmën e kapacitetit, do të kemi një rritje të cmimit të biletës nga i mëparshmi. Ne do të mundohemi të qëndrojmë brenda parametrave. Në lëvizjet e transportit ndërkombëtar nuk ka asnjë taksë”, u shpreh Shijaku.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re