Në prag të hapjes së sezonit të ri turistik shtohet një linjë direkte fluturimi, ajo Tiranë-Nisë, që është një mundësi jo vetëm për qytetarët e huaj që do të vizitojnë vendin tonë, por edhe për bizneset vendase e të huaja, për promovimin e Tiranës.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

 “Kemi parë se si në këto muaj të tranzicionit në duart e investitorëve shqiptarë, aeroporti i ka ulur tarifat dhe barrierat që e bënin shumë të vështirë ardhjen e kompanive ‘loë cost’. Në anën tjetër të aeroportit po punohet për të zgjeruar terminalin edhe me 6 porta të tjera, të cilat do të kthehen në porta ajrore për t’i dhënë më shumë mundësi për lidhje Tiranës, e sidomos djemve e vajzave të rinj të kryeqytetit tone”.

 

Kryebashkiaku shprehu bindjen se shtimi i linjave direkte të fluturimit do të ndihmojë dhe në ndryshimin e perceptimit të imazhit për vendin tonë.

 

“Këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, duam ta hapim qytetin ndaj të gjithë atyre që duan ta vizitojnë, që pasi ta kenë vizituar Tiranën, të kthehen në vendin e tyre me mendim ndryshe për vendin tonë. Shpresoj shumë që kjo përpjekje për të shtuar këto fluturime, sidomos tre fluturimet e reja Paris, Nisë dhe Lion, të jetë një mundësi për të ndryshuar mentalitet, jo vetëm për ne, por edhe për ata që vijnë nga bota frankofone, për të parë se Tirana ka ndryshuar. Tirana është sot evropiane dhe ne e kemi merituar jo vetëm të qenit Kryeqytet Europian i Rinisë, por edhe të qenit një anëtar i ardhshëm i BE-së”.

 

Transformimi me ritme të shpejta i sheshit “Skënderbej”, Pazari të Ri, Kalasë së Tiranës, Bulevardit të ri, dhe përmirësimi i infrastrukturës edhe në fshatrat ka bërë që mijëra turistë jo vetëm nga Europa, të vendosin në hartën e tyre të udhëtimeve kryeqytetin shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re