Subscribe

Kriza e çmimeve në energji po kërkon gjithnjë më shumë një koordinim rajonal, për të përballuar kostot që po jep lufta Rusi-Ukrainë në këtë sektor.

 

Shqipëria po kërkon që të bëhet pjesë e zyrës rajonale të sigurisë energjetike me qendër në Selanik. Kjo zyrë përbëhet nga kompanitë publike të transmetimit të vendeve europiane si Greqi, Bullgari, Rumani dhe Itali, me qëllim koordinimin e ngarkesave elektrike mes vende. Për këtë qëllim Shqipëria kërkon mbështetjen nga qeveria greke, të cilën e bëri publike pas një deklarate të përbashkët me ministrin grek të energjisë.

 

“Ne kemi propozuar që të marrin pjesë në këtë zyrë rajonale. Por ky vendim i takon Komisionit Europian pasi vendet anëtarë janë ato të unionit. Ndaj na duhet mbështetja dhe lobimi i Greqisë për të qenë pjesë.” – u shpreh ministrja Balluku

 

“Ne jemi të interesuar që edhe Shqipëria të bëhet pjesë e kësaj zyre të sigurisë energjetike me qendër në Selanik. Ne nga ana jonë do të përpiqemi që edhe pse nuk jeni anëtarë e BE, vendi të bëhet aksioner i kësaj qendre koordinimi. Por gjithashtu kemi arritur një marrëveshje që deri në fund të vitit të arrijnë në një përmirësim të fuqisë së transmetimit nga 300 megawat në 1400 megawat. Pasi furnizimi me energji mes dy vendeve është i ndërlidhur në periudha të caktuara të vitit,” – u shpreh ministri grek i energjisë

 

Pas takimit palët kanë rënë dakord se do të nisë puna për ndërtimin e një linje të re transmetimi. Ndërsa bursa e energjisë një detyrim i Bashkimit Europian pritet të nisë funksionimin në 23 nëntor të këtij viti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re