Barcelona është në ankth për Lionel Messin.

Fakti që u stërvit bashkë me grupin pak ditë para sfidës Barcelona-Betis bëri që në shtëpinë blaugrana të mendohej se sulmuesi argjentinas mund të aktivizohej për disa minuta në atë ndeshje por Messi jo vetëm që e ndoqi sfidën ndaj andaluzianëve nga tribuna, por gjëndja e tij është përkeqësuar.

Messi ka marrë një tjetër goditje në stërvitje dhe rrezikon të qëndrojë 1 muaj jashtë fushave duke humbur sfidën e kësaj fundjave me Barçën por edhe debutimin në Champions League.

Osasuna, Valencia, Granada dhe Villareal janë 4 kundërshtarët e ardhshëm të Barcelonës në La Liga me Messin që pritet të mungojë në të gjitha këto takime.

Një lajm shumë i keq keq për Barcelonën, që për momentin ka të dëmtuar edhe Luis Suarez e Ousmane Dembele.

Tashmë katalanasve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mbyllin sa më shpejtë telenovelën Neymar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re