Raportimet po shtohen, turistët dhe banorët po shqetësohen gjithnjë e më shumë: në liqenin Garda ka gjithnjë e më shumë pamje të karkalecave të kuqë alien , që vijnë nga Luiziana e largët.
Dhjetra, ndoshta qindra karkaleca të kuq të Luizianës shfaqen në çdo plazh rreth liqenit Garda, të dalluara nga Desenzano në Manerba, duke kaluar nëpër Moniga dhe Padenghe. Për të thënë të vërtetën, shumë prej tyre ishin tashmë të ngordhur ose të kalbur dhe kjo nuk është për t’u habitur, duke qenë se pikërisht kështu ndodh kur ka një liqen dhe shumë lloje speciesh lagunash transportohen në breg nga dallgët dhe rrymat.
Por c’farë është karkaleci i kuq i Luizianës?

I njohur si “karkaleci vrasës”, karkaleci i kuq i Luizianës është një krustace i ujërave të ëmbla që i përket familjes Cambaridae dhe rendit Decapoda.
Ai e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, por është plotësisht i aftë të përshtatet me çdo mjedis ujor, duke përfshirë liqenet dhe ujërat e ëmbla.
Kjo specie e huaj e karkalecave është gjithëckangrënëse dhe mund të shkaktojë ndikime negative në ekosistem për shkak të aktivitetit të tij trofik në larvat e amfibëve, makroinvertebrorët ujorë, vezët e peshkut dhe bimët ujore.
Konkretisht, karkalecat e kuq gërmojnë vazhdimisht, veçanërisht nëse gjendet në toka balte-argjilore, duke favorizuar kështu turbullimin e ujit dhe paqëndrueshmërinë e brigjeve të vogla dhe, në të njëjtën kohë, reduktojnë depërtimin e dritës dhe si pasojë aktivitetin parësor.
Gjithçka është nën kontroll, por është më mirë të monitorohet
Siç është përmendur tashmë, karkaleci i kuq i Luizianës ka jetuar në ujërat e liqenit Garda për më shumë se 30 vjet, gjë që për këtë arsye duhet të qetësojë turistët dhe popullsinë. Vetë WWF Bergamo-Brescia flet për këtë:
Jemi rikthyer të flasim me këmbëngulje për këtë krustace pasi një valvitje e liqenit solli qindra prej tyre në breg: nuk ka asnjë alarm, por le të mos e nënvlerësojmë problemin.
Vërtet janë duke u shtuar, por jo në mënyrë drastike dhe gjithsesi ka grabitqarë: përveç pulëbardhave dhe çafkave ka edhe disa peshq që i hanë, si levreku i madh, ngjala dhe sidomos mustaku.
Ekziston një tezë mbi përmbajtjen e stomakut të mustakëve të rikuperuar, që vërteton se më shumë se gjysma e dietës së tyre përbëhej nga karkaleca të Luizianës. Është e pamundur të eliminojmë plotësisht karkalecat vrasës nga territori ynë: ajo që mund të bëjmë është të përpiqemi ti monitorojm duke i mbajtur nën kontroll .
