Rënia e nivelit të liqenit të “Fierzës” nën minimumin historik ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, i përmbytur në vitin 1978 për t’i shërbyer prodhimit të energjisë elektrike. Vendet me histori të veçantë si rrënojat e “Kullës së Lumës”, “Pusi i qytetit”, “Monomenti Skënderbej” e shumë godina institucionesh kanë dalë në sipërfaqe si “relikte” e “fakte arkeologjike” se këtu dikur ishte një qendër banimi. Arben Palushi,me profesion biolog, por edhe ish-banorë i qytetit të vjetër tregon edhe pozicionin e sheshit kryesor të qytetit të vjetër të Kukësit. Liqeni ndodhet në nivelin më kritik të tij, nën 260 metër ka rënë tashmë niveli i ujit. Prurjet thonë se janë në një minimum të minimumit historik, 35 m2 në sek në muajin mars.

“Drini është një ndër gjigantët e Detit Mesdhe dhe tani është katandisur në këtë situatë, ky ëhstë ndryshimi klimatik. Ajo që ne nuk e kuptojmë, drini është katandisur në 35 m2/sekondë edhe mesatarja e drinit të bardhë është 72m2/sekondë. Kukësi i vjetër në 22’ është bërë qendër prefekture por duke parë rrugët e vjetra Romake dhe kështjellat që kanë pasur mesjeta tregon se Kukësi gjithonë ka qenë ndër rrugët më të rrahura të perandorisë dhe të pashallëqeve dhe malësorëve. Në 22 kur kalon prefektura në qytetin e Kukësit, Kukësi nga 200 shtëpia që kishte u bë ai që ishte duke u kthyer në një qendër urbane pasi kalonin karbanet e gjakovarëve që vinin nga ana e Pukës dhe nga ana e mirditorëve Roshi”, u shpreh Arben Palushi.

Palushi duke qenë me profesion biolog tregon edhe për rreziqet dhe problemet që bota nënujore po hasë në basenin e ujëmbledhësit.

“Këto janë rrënojat e hotelit Përparimit, kurse diku duket sheshi përpara bashkisë, monumenti i Skënderbeut janë në shesh. Aty është edhe banka e qytetit, thuajse qendra e qytetit të Kukësit është zbuluar në sipërfaqe”, tha Palushi.

Liqeni i Kukësit në vitin 1978 përmbyti qytetin e Kukësit së bashku me 24 fshatra me rrethë 5200 hektarë tokë ku nga 1800 hektarë ishin tokë arë. Shpronësimi i kësaj sipërfaqe vijon të ngelet edhe sot e kësaj dite një sfidë për çdo qeveri, pavarësishtë kërkesave të her pas hershme të banorëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re