Liqeni i Ohrit i ndarë në dy pjesë nga UNESCO

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Liqeni i Ohrit në pjesën shqiptare vazhdon të jetë ende jashtë UNESCO-s, ndryshe nga pjesa maqedonase, e cila prej vitesh renditet mes pasurive botërore. Dita kur i gjithë liqeni do të shihet si një i tëri, duket ende e largët, pasi instancat shqiptare ende nuk kanë arritur tek përmbushja e gjithë kritereve.
 
Takimi i gjashtë ndërkufitar i projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, ka qenë shpresëdhënës për arritjen e këtij momenti edhe pse duket se do të duhen ende disa vite të tjerë.
 
Ministria e Kulturës është ende duke u hartuar plani i menaxhimit. Marrja e statusit për këtë pasuri natyrore shihet si domosdoshmëri edhe nga bashkia e Pogradecit. Nje e treta e liqenit që ndodhet në pjesën shqiptare, do të rriste dhe forconte dhe më shumë mbrojtjen e kësaj pasurie te rëndësishme.
 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë