Në ditën botërore të lirisë së medias, kreu i PD, Lulzim Basha përshëndet të gjithë gazetarët dhe mediat, që sipas tij në këtë periudhë të vështirë kundër Covid-19 “kanë sfiduar rrezikun dhe censurën” për të informuar publikun mbi situatën.
“Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë”, shprehet Basha.
Mesazhi i kryetarit Basha ditën e lirisë së medias ne Facebook
Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.
Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.
Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.