Kanë nisur përplasjet mes banorëve dhe forcave të Policisë në Velipojë. Ndërsa IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtesave në bregdet, të shoqëruar nga dhjetëra policë me skafandra, banorët dhe pronarët e bizneseve nuk kanë qëndruar duarkryq.

Nën thirrjet “Liri, Demokraci” ata janë përplasur me forcat e policisë, që siç shihet në pamjet e mëposhtme, kanë qenë të shumtë në numër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re