Subscribe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti sot një fjalim historik për herë të parë për një kryetar të shtetit të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë. Adresimin e saj, Osmani e nisi me fjalët emblematike të presidentit Ibrahim Rugova në disa gjuhë.

Duke kërkuar mbështetjen e PE-së në rrugën evropiane të Kosovës, Osmani u rikthye sërish në fjalët e ish-presidentit Rugova, teksa tha se ‘shtëpia nuk mbahet pa miq’.

 

“Vizion i Rugovës, heronjve tanë dhe popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë. Kosova sot është e pavarur. Dhe Kosova sot është një fener i demokracisë. Njerëzit dhe institucionet e Kosovës duan paqe e stabilitet me drejtësi në themelin e saj. Por sigurisht në këtë procesi kemi nevojë për mbështetje evropiane. Edhe pse kemi sfida të sigurisë mund t’i tejkalojmë vetëm përmes aleancave. Pa një perspektivë të qartë të integrimit, vlerat evropiane mund të zbehen. Durimi ynë nuk do të shuhet, nuk do të largohemi nga rruga jonë evropiane dhe nuk do të shohim kurre në drejtim tjetër”

 

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, përshëndeti fjalën e Osmanit dhe tha se BE i mirëpret përpjekjet për uljen e tensioneve në veri.

ROBERTA METSOLA

PRESIDENTE E PE

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe pasojat për ngjarjet e fundit në vendin tuaj dhe që mund të ketë për stabilitetin e rajonit, si dhe nevojës së vazhdueshme të BE-së që të vazhdoj të theksojë dobitë e de-eskalimit të krizave të tilla. Rrugëtimi i Kosovës vazhdon dhe kjo shtëpi i mirëpret përpjekjet e vendit tuaj për tu ballafaquar me sfidat dhe nevojën për të ndërmarrë hapa për të qetësuar tensionet dhe bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtar”

 

Pas fjalimit në parlament, presidentja Vjosa Osmani foli për mediat dhe u shpreh optimiste për zgjidhje të situatës në veri, në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re