Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për dorëheqjen e Hashim Thaçit duke shpërndarë një fotografi ku shkruhet “Liria ka emër”, të shoqëruar me logon e UÇK.
Sa i përket aktakuzës që ka ngritur Gjykata e Hagës, Kyemadhi thotë se nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin atyre që nuk ju trembën Millosheviçit.
“Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës.
Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!”, shkroi Kryemadhi. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
