Ministri i Diasporës dhe njëherazi ish-kryeministri Pandeli Majko, përmes një postimi në facebook, ka rikujtuar dëshmoren kosovare Yllka Domi. Domi humbi jetën tragjikisht në betejën e Çarabatit mes forcave serbe dhe UÇK-së, kur ajo ishte vetëm 17-vjeç. Gjithashtu, Majko ka shpërndarë edhe vargjet e fundit të Yllka Domit, të cilat i kishte shkruar dy ditë para vdekjes.

LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni,Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj, Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,

Dhe arena e kafazit të jetë e hapur. Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop, Vendosni afër kokës sime.”

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit. Liria ka emrin e të rënëve!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re