Pas më shumë se 5 javësh në izolim të mosharit kanë dalë nga shtëpitë. Teksa i gjithë vendi është në izolim për dy ditë, të moshuarit lejohen të dalin për të bërë një shëtitje deri në orën 11:00, sipas vendimit të qeverisë.

Gazetarja Glidona Daci mori mendimet e disa të moshuarve, ku shumica prej tyre shprehen se kjo dalje u ka bërë shumë mirë.

“Shyqyr që po lëvizim se ngelëm brenda na dhemb gjithë trupi. Jemi të kënaqur që na dha këtë lëvizjen”, thotë një çift të moshuarish.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re