Skip to content

Lirimi i autorëve të dosjes “339”, Basha: SPAK të mos bëjë ping-pong, të ndëshkohen ortakët e krimit politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndër të tjera  ka reaguar dhe lidhur me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339 të vjedhjes së votave në Durrës.

Basha i bëri thirrje SPAK të ndjekë me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore, si dhe të mos lirojë autorët e dosjes “339”.

“Detyrë e SPAK të ndjekë më përparësi dosjet e krimeve zgjedhore dhe të ndalë ping pong-un. Të mos lirohen autorët e dosjes 339, siç ndodhi dje, por të ndëshkohet kushdo, e në veçanti ortakët e krimit politik, që masakruan çdo standard zgjedhor dhe që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë.

Gjendemi përpara një paradoksi. Të gjithë ne, opozita, qytetarët, kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Pikërisht në ditën që del raporti i ODIHR, lirohen pjesëtarët e dosjes 339. Është mision parësor i drejtësisë të bëjë detyrën e saj”, tha Basha.