Shtatë deputetë të opozitës, të drejtuar nga Lefter Maliqi kërkojnë interpelancë urgjence me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Interpelanca që kërkohet nga deputetët e opozitës ka në fokus kërkimin e llogarisë për situatën në burgje.

Deputetët Lefter Maliqi, Artur Roshi, Andi Përmeti, Ramadan Gjuzi, Koçi Tahiri, Besnik Troplini, Suzana Topi, kërkojnë shpejgime nga Gjonaj për daljen e Dritan Dajtit nga burgu, për vizita mjekësore në Tiranë, por dhe për shkarkimet që u bënë një ditë më vonë në IEPV Peqin.

Deputetët kërkojnë shpjegime edhe për lirimet e bujshme që janë bërë në muajt e fundit, ku Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani lanë qelitë, dhe pse mbi supe mbanin dënime deri në 25 vite. Kërkesa e tyre është depozituar në Kuvend, por ende nuk është caktuar data se kur do zhvillohet interpelanca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re