Lirimi i hapësirave publike/ Varrezat e makinave, vazhdon puna për pastrimin e vendgrumbullimeve

Procesi i lirimit të hapësirave publike nga mjetet e braktisura dhe të amortizuara, të njohura ndryshe si “varrezat e makinave”, vijon me intensitet në të gjithë vendin.

Në kuadër të këtij aksioni, autoritetet po ndërhyjnë në vendgrumbullimet problematike për të pastruar dhe rikthyer këto zona në funksion të qytetarëve.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se kjo fushatë do të zgjasë rreth pesë muaj dhe po realizohet në bashkëpunim me disa institucione, me qëllim transformimin e hapësirave publike në ambiente të pastra dhe të aksesueshme për komunitetin.

“Në rang vendi do të jetë rreth 5 muaj puna e largimit të këtyre aseve. Ndërkohë që rreth për 1 muaji ka vijuar për largimin e këtyre mjeteve. Është një bashkëpunim ndërinstitucional, për të kthyer territoret në akset për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në vende më të pastra dhe miqësore”, tha ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.