Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lirimin nga burgu të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Berisha tha se ky është një urdhër i kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, Tahiri e paralajmëroi atë botërisht dhe arriti të mposhtë Edi Ramën.

 

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.

 

Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës.

 

Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.

 

Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal.

 

Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij.

 

Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal“, eshte shprehur Berisha

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re