Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti.

Më datë 2 mars Gjykata e Posaçme Apelit liroi nga qelitë e paraburgimit kardiokirurgun Edvin Prifti.

Ndaj tij u dha masa e sigurisë ”detyrim paraqitje” për Priftin, ndërkohë që mbeti në fuqi vendimi për pezullimin e tij nga detyra. Mjeku i QSUT ishte lënë në burg pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Ai përfundoi në pranga pas hetimit që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re