Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të efektivëve të Policisë së Kosovës nga serbët disa javë më parë.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha vuri theksin te zbardhja e të vërtetës ndërsa kërkoj ndëshkim të organizatorëve.

Ai dënoi qëndrimin e Ramës në raport me Prishtinën zyrtare, duke theksuar se ai ka bërë ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës.

“Zbardhja e të vërtetës mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve të këtij akti të pashembullt është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla të mos përsëriten më. Nga ana tjetër u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit, rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e tyre.

Të bëjnë përpjekje për shtensionimin e situatës, rikthimin te dialogu dhe marrëveshjen e Ohrit. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se marrëveshja e mirë është interesi më i mirë dhe më i madh, i Kosovës dhe Kombit shqiptar. Marrëveshja nuk i intereson Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë. Në këtë kuadër përpjekjet e mëdha të muajve të fundit japin shpresë që mbi bazën e dokumentit të Ohrit apo planit franko gjerman të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve dhe më pas njohjen reciproke.

Jam këtu për të dënuar me forcën m të madhe ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Kosovës, të Edi Ramës. Sulmet ndaj qeverisë Së Kosovës. Përpjekjet Don kishoteske për të marrë një rol të caktuar. I kujtoj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama ka një përgjegjësi të madhe dhe direkte në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e tij në pushtet Rama u bë krah i Millosheviçit dhe planit të tij për Serbinë e madhe”, deklaroi Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re