Gjykata Administrative shtyn me 5 ditë shqyrtmin  për lirimin e zyrave të FRD-së. FRD ka qenë sot në Gjykatën Administrative dhe kjo e fundit ka kërkuar që brenda afatit të 5 ditëve të mos ketë veprime nga palët. Përpara mediave, kryetari i FRD-së është shprehur se zyrat u takojnë me ligj dhe se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për çështjen. Shehu u shpreh gjithashtu se partia që ai drejton do të vijojë fushatën në selinë e saj, ndërsa shtoi se kontrata e qëndrimit është pa afat.

“Ne kishim depozituat një kërkesë në Gjykatën administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë dhe u vendos që të bashkohet me shqyrtimin e çështjes në themel, procedurë rutinë, ne e respektojmë, kjo kërkesë e jona e bashkuar me masën e sigurisë, do të shqyrtohet pas 5 ditëve. Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën dhe FRD do ketë rezultate spektakolare,e dhe Aleanca për ndryshim me kryetarët e të cilëve kam pasur një kontakt me telefon, Veliaj të mos sillet si drejtues politik, por si kryetar i Bashkisë, ne jemi në rrugën e ligjit”, tha Sali Shehu.

I pyetur se çfarë garancie ka që Bashkia e Tiranës, nuk do të ndërhyjë gjatë kësaj kohe, Shehu tha se mbështetje ka vetëm “ligjin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re