Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ka cilësuar hap pozitiv lirimin e tre efektiviëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen disa ditë më parë nga forcat serbe.

Ajo shprehet se Ballkani ka nevojë që të gjendet gjuha e dialogut dhe jo për atë të konfliktit të vjetër dhe lutës.

“Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës. Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes!”, shkruan Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re