Presidenti i shkarkuar i rajonit spanjoll të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe katër ministrat e tij të cilët iu dorëzuan policisë në Belgjikë u lanë të lirë me masa të ndalesës.
Siç njoftohet nga Prokuroria Federale e Belgjikës, gjyqtari mori vendimin për lirimin me masat e ndalimit për Puigdemont dhe ministret Marie Aleu Serret dhe Clare Obiols dhe ministrat Lluis Puig Gorda dhe Antonio Oliveres Cominau.
Më tej theksohet se ata nuk guxojnë të largohen nga Belgjika pa lejen e gjyqtarit, ndërsa duhet të qëndrojnë në adresën e përhershme dhe t’u përgjigjen ftesave të autoriteteve gjyqësore dhe policore.
Puigdemont dhe ministrat të shoqëruar nga avokatë u dorëzuan në polici të dielën në mëngjes.
Në Spanjë ata akuzohen për rebelim, nxitje për rebelim dhe keqpërdorim të fondeve publike dhe shkelje të besimit, kurse në Belgjikë udhëtuan pasi u shkarkuan për shpalljen ilegale të pavarësisë së Katalonjës.
Spanja të premten lëshoi urdhër arresti për Puigdemont dhe këshilltarët e tij, kurse ish-udhëheqësi i Katalonjës tha se nuk do të kthehet në vendin e tij nëse nuk i garantohet gjykim i drejtë.
Ai gjithashtu njoftoi se ishte i gatshëm të bashkëpunonte plotësisht me gjyqësorin belg. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re